Zhang: Situata me trajnerin Conte u dramatizua, ja e vërteta  

17 Shtator 2020
11:19
Alfred Lleshi
back button

Fitorja 5-0 në ndeshjen me Luganon iu dha tifozëve të Interit buzëqeshjen e parë të sezonit. Natyrisht, ishte thjesht një miqësore në “Appiano Gentile”, por është e pamohueshme që trajneri Conte mori indikacione ngushëlluese nga disa individë, si Hakimi.

E ardhmja e trajnerit nga Salento ishte në diskutim deri para disa javësh. Takimi i organizuar jashtë Milanos, në “Villa Bellini”, u mbyll me “tym të bardhë” për vazhdimin e “martesës”, e rrezikuar nga deklaratat plot helm të ish-juventinit. I intervistuar nga “Corriere della Sera”, presidenti Steven Zhang iu kthye atij samiti, duke qartësuar një histori që, sipas tij, u tregua me tone tepër dramatike nga media:

“Më lejoni të them se toni i këtij samiti u dramatizua. Nevojitej reflektim, unë bisedova qetë me trajnerin. Takimi ishte konstruktiv, larg atyre që janë thënë nga media. Conte e jeton ndeshjen dhe çdo gjë konkurruese në një mënyrë të caktuar, me intensitet të madh. Por, kur ulet rreth një tavoline, ai shpreh idetë e tij në mënyrë të qetë, duke finalizuar me propozimet për të mirën e ekipit dhe klubit. Kështu ishte ai samit me të dhe menaxherët e Interit. Unë dua të them që mediat shkruan gjëra shumë ndryshe nga realiteti me të cilin u përballëm”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit