Zhdukja e Sala, federata franceze miraton kërkesën e klubit

22 Janar 2019
13:03
Denis Hakanaj
back button

Federata Franceze e Futbollit ka miratuar kërkesën e Nantes për shtyrjen e ndeshjes që klubi i Ligue 1 duhej të luante nesër kundër Entente SSG në Kupën e Francës. 

Takimi është shtyrë përkohësisht pas lajmit të ardhur mëngjesin e sotëm për zhdukjen e avionit ku po udhëtonte Emiliano Sala, i cili duhej të bashkohej me ekipin e tij të ri sot, Cardiff-in.  

Presidenti i Nantes, Waldemar Kita, ka thënë për "CNEWS": "Sala ishte një djalë i mrekullueshëm, i adhuruar nga të gjithë. Mendimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e tij. Për sa i takon pjesës tjetër, nuk dimë gjë akoma". 

"Shpresoj që ai të jetë diku. Nuk e dija as që ai kishte ardhur të takohej me shokët e ekipit para se të largohej. Shpresoj që ta gjejmë". 

28-vjeçari i ka thënë lamtumirë ish-ekipit të tij më këtë mesazh të postuar në Instagram:

"Faleminderit për gjithçka @FCNantes. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi të skuadrës për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë. Faleminderit edhe stafit të klubit që më ka bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpi. Nuk do ta harroj. Jam krenar që kam mbajtur ngjyrat e këtij klubi dhe ju uroj më të mirën për të ardhmen".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit