Zhdukja misterioze e Dries Mertens

15 Janar 2020
21:43
back button

Një nga mungesat më të mëdha të javëve të fundit te Napoli ka qenë padyshim Dries Mertens. Belgu nuk ka zbritur akoma në fushë në vitin 2020 teksa ndeshjen e fundit e ka luajtur më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Dëmtimi muskulor mesa duket paska qenë më serioz se ç’pritej dhe ai ka shkuar në Belgjikë për t’u konsultuar.

Qëllimi i Gennaro Gattuso-s është ta rikthejë sulmuesin më 26 janar për ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Juventusit.

Megjithatë, paraqitjet e tij gjatë muajve të fundit kanë lënë për të dëshiruar megjithëse ka arritur të gjejë rrjetën nëntë herë.

Kontrata e Mertens skadon në fund të sezonit dhe që prej atij momenti ai mund t’i bashkohet një klubi tjetër me parametra zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit