Zhdukja misterioze e goleadorit, lë Dortmundin për të kaluar në Spanjë!

17 Janar 2020
19:37
back button

Borussia Dortmund ka qenë në heshtje që pas blerjes së bujshme të Erling Braut Haaland. Verdhezinjtë ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje tjetër këtë merkato, të paktën deri pasditen e sotme, pasi siç mësohet së fundmi, largimi i parë është gati.

Bëhet fjalë për Paco Alcacer. Sulmuesi duket se do të lërë “Signal Iduna Park” për t’u rikthyer në La Liga, ku e pret Valencia. Një largim i bujshëm ky, pasi spanjolli ka qenë i rëndësishëm për ekipin e tij, sidomos sezonin e shkuar, ku shënoi plot 18 gola, ndërsa sa i përket këtij sezoni, Alcacer ka shënuar vetëm 5 herë.

Për t’u kthyer te spekulimet që e lidhin me Valencian. 26-vjeçari nuk do të jetë pjesë e Dortmund për sfidën ndaj Augsburg dhe për këtë gjë nuk është dhënë asnjë sqarim, duke lënë gjithçka mister. Kaq ka mjaftuar për të konfirmuar aludimet për Valencian. Mediat në Gjermani raportojnë se Alcacer është nisur drejt Spanjës tashmë dhe është gati për firmën me klubin nga “Mestalla”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit