“Zhduku nga këtu!” Icardi ka marrë sinjalin, tani po negocion me dy klube. Por Monza…

15 Gusht 2022
18:00
Telesport
back button

Trajneri i ri, Christophe Galtier, mbërriti te PSG në rolin e atij qe perzgjedh dhe paketon te ashtuquajturit “skrap”… Ata i kërkuan të shpaketonte ekipin, të nxirrte nga skuadra ato pjesë që janë bërë te tepert dhe aspak funksional për projektin, ta ndante dhe ta rindërtonte sepse koha e miliardave kot ka mbaruar edhe pse klubi është në duart e një prej presidentëve më të pasur në botë.

Mesazhi i nisur me zë të lartë dhe të qartë është një, drejtuar atyre lojtarëve që nuk përshtaten në planet e klubit dhe trajnerit të ri: gjeni një tjetër strehim dhe shpejt madje. Julian Draxler, Idrissa Gueye, Ander Herrera, Layvin Kurzawa dhe Mauro Icardi janë emrat që përfunduan pas dërrasës së zezë.

Të gjithëve iu ritheksua se nuk ka më hapësirë: të vendosur mënjanë, ata mund të stërviten në orare të ndryshme dhe me teknikë të tjerë nga stafi zyrtar stërvitor. Ish-sulmuesi argjentinas i Interit, Mauro Icardi, jeton një moment të veçantë në Paris, i kapur në kontrollin e bisedave për jetën e tij private (dhe një tjetër rrjedhje e lajmeve për tradhtinë e supozuar dhe gatishmërinë për t’u divorcuar nga gruaja / agjentja e tij, Wanda Nara) dhe një karriere që ka marrë një kthesë të keqe.

Mauro Icardi nuk është më pjesë e planeve të PSG-së dhe trajneri Galtier e ka bërë të qartë faktin se argjentinasi duhet të kërkojë një klub të ri ose përndryshe do të luajë me ekipin e dytë të francezve.

Sipas “Tyc Sports”, sulmuesi argjentinas ka tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Galatasaray, të cilët të dy janë të interesuar për një huazim me të drejtë blerjeje. Gjithashtu edhe Monza në Serie A ka kohë që është në kontakte me Icardin dhe nuk i dihet deri ne fund…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit