Zhgënjen edhe Nadal, rusi Medvedev sfidon Thiem në finalen e Londrës

22 Nëntor 2020
9:34
Telesport
back button

Tenisri rus Daniil Medvedev është finalisti i dytë i turneut “Atp Finals” që po zhvillohet në Londër e ku marrin pjesë 8 më të mirët në botë.

Medvedev mundi 2-1 (3-6, 7-6, 6-3) në gjysmëfinalen e dytë spanjollin Rafael Nadal, duke siguruar të drejtën të luajë në finale.

Fitore me përmbysje e Medvedev, që arriti të përmbysë shifrat në “tie break” të setit të dytë. Përballë tij në finale do të jetë austriaku Dominic Thiem, që më herët mundi po 2-1 serbin Novak Djokovic.

Ky është turneu i fundit i këtij viti në tenis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit