Garoi në Baterinë B, Qerimaj e mbyll Europian pa rezultat në dygarësh, pret më të mirët

31 Maj 2022
15:31
Telesport
back button

Aventura e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në Europianin e shtangës që po zhvillohet në Tiranë nuk ka qenë shumë e suksesshme, të paktvn për momentin. Ai garoi në Baterinë B të peshës 73kg, duke mos dhënë rezultat në dygarësh.

Qerimaj realizoi vetëm 1 nga 6 provat që kishte në dispozicion, duke mos u ngjitur fare në pedanë në përpjekjen e tretë të stilit të shtytjes. Në këtë stil, ai dështoi dy herë të ngrinte 174kg, ndërsa në të tretën u tërhoq, duke mos dhënë rezultat.

Më herët, në stilin e shkëputjes, ai dështoi në dy provat e para të realizojë 150kg, peshë të cilën e ngriti në përpjekjen e tretë, duke u renditur provizorisht i parë. Kështu, aventura e Qerimajt në Europian e shtëpisë u mbyll pa sukses, por në këtë stil pret rezultatet e Baterisë A.

Në këtë peshë do të garojë në orët e mbrëmjes edhe Briken Calja. Ai është në Baterinë A, që e nis konkurrimin në orën 20:00.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit