Zhgënjen Izmir Smajlaj, nuk kualifikohet për në finalen e Europianit

5 Mars 2021
8:29
Telesport
back button

Atleti shkodran Izmir Smajlaj nuk ka mundur të kualifikohet për në finalet e Kampionatit Europian të sallave të mbyllura në atletikë, turne që po zhvillohet në Poloni. Smajlaj, u klasifikua në vendin e nëntë në garën e kërcimit së gjati, ndërkohë që në finale shkuan 8 më të mirët.

Rezultati më i mirë i Smajlaj në këtë Europian ishte 7.69 metra, një rezultat ky shumë larg pritshmërive të atletit. Ky rezultat u arrit në provën e dytë, ndërkohë që në atë të parë arriti 7.48 metra dhe bëri faull në të tretën. Vendi i tetë në këtë turne në fazën kualifikuese arriti rezultatin 7.74 metra.

Ky vit kishte nisur mjaft mirë për atletin kuqezi, që pat fituar në dy turne, Vienë e Beograd si dhe ishte shpallur kampion Ballkani. Në këto evente ai kishte arritur rezultate shumë më të larta (dy herë 7.91 dhe një herë 7.89 metra).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit