Zhgënjim për Briken Calja, asnjë provë dhe asnjë medalje në Europian

31 Maj 2022
21:51
Telesport
back button

Kampionati Europian i Peshëngritjes për shtangistin Briken Calja ka qenë një zhgënjim. Në eventin që zhvillohet në Tiranë, ku dhe pretendonte të shpallej kampion Europe në peshën 73kg, ai nuk ka realizuar asnjë nga provat e tij, duke mos marrë dot as edhe medalje.

Në stilin e shkëputjes ai dështoi tri herë të ngrinte 151kg, por edhe në stilin e shtytjes u paraqit po e njëjta situatë. Calja u përpoq të ngrejë dy herë 183kg, por pa sukses. Ndërsa në provën e tretë ai nuk paraqitet në pedanë.

Duket se një dëmtim që pësoi që në provën e parë ia bëri të pamundur konkurrimin shtangistit nga Shtermeni, një prej ikonave të këtij sporti. Calja largohet kështu nga ky turne i zhgënjyer, që nuk arriti të fitojë medalje para fansave të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit