Zhgënjimi i “Dream Team”, humbja e parë olimpike pas 17 vitesh

26 Korrik 2021
8:40
Telesport
back button

Kombëtarja amerikane e basketbollit, e famshmja “Dream Team”, e ka nisur me humbje aventurën e saj olimpike “Tokio 2020”. Amerika u mund 83-76 nga Franca në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Irani e Republika Çeke.

Kjo është humbja e parë e Amerikës në një Olimpiadë që nga viti 2004 (pas 17 vitesh), kur u mund në gjysmëfinale nga Argjentina. Në 3 edicionet e fundit olimpike, Amerika ka qenë superfuqi në këtë sport , duke marrë 3 medalje arid he asnjë humbje.

Gjithsesi, ky edicion ka nisur jo mirë për skuadrën e trajnerit Gregg Popovich, që edhe pse me yjet e NBA-së në përbërje nuk ka mundur të fitojë në sfidën e parë. Fournier me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për Francën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit