Zhvillohet kampionati i qitjes me ajër, ja kampionët e 2021-shit

12 Maj 2021
9:16
Telesport
back button

Në mjediset e poligonit “Rexhep Rama” në kryeqytet u zhvillua Kampionati Kombëtar i Qitjes me Ajër, event i organizuar nga Federata Shqiptare e Qitjes. Në këtë aktivitet morën pjesë qitës nga 6 skuadra: Studenti, Tirana, Teuta, Flamurtari, Elbasani dhe Forcat e Armatosura (FA).

Në total ishin 48 garues, nga të cilët 18 ishin femra. Sipas Federatës, kampionati u dallua për rezultate në rritje, kjo edhe për faktin se këtë vit janë zhvilluar disa evente, në këtë disiplinë që ndikuan në paraqitjen e mirë të qitësve.

Fitues të këtij kampionati, sipas disiplinave janë:

Qitje me pushkë: Kristina Anxhara (Studenti), 568 pikë

Qitje me pistoletë: Manjola Konini (Studenti), 558 pikë

Qitje me pushkë: Olsi Avllazagaj (Elbasani), 557 pikë

Qitje me pistoletë: Besnik Hajdari (Studenti), 551 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit