Zhvillohet kupa “Muhamet Malo” në nderim të figurës legjendare të mundjes

13 Maj 2019
18:49
Telesport
back button

Paraditen e sotme, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park u zhvillua turneu i mundjes, Kupa “Muhamet Malo”,  një legjendë e këtij sporti, kampion i shumëfishtë i Shqipërisë. Ky aktivitet u organizua nga Federata Shqiptare e Mundjes në nderim e kujtim të një prej figurave të shquara të këtij sporti, i ndarë nga jeta dy vite më parë (Muhamet Malo ka qenë edhe president i FSHM-së).

Në këtë turne morën pjesë mundësit më të mirë, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, duke i dhënë këtij eventi një dimension mbarëkombëtar. Mundësit ishin përfaqësuese të ekipeve të Tiranës, Teutës, Besëlidhjes, Vllaznisë, Kamzës, Besës, Tërbunit, Kukësit, Çika Wrestling, Kosovës, Maqedonisë, Flamurtarit, Tomorit dhe Gollobordës.

Në përfundim të këtij turneu, si në stilin klasik ashtu dhe atë të lirë triumfoi ekipi i Tiranës, ndërsa për femra triumfoi ekipi i Kosovës. Sekretari i FSHM-së, Sahid Prizreni, gjatë ceremonisë tha:  “Muhamet Malo i ka dhënë shumë mundjes shqiptare, ndaj është në nderin tonë ta nderojmë, pasi ai është pjesë e familjes sonë”.

Kupa “Muhamet Malo”, Fituesit e stilit klasik

55kg, Bajram Sina (Tirana)

60kg, Klodian Shehu (Tirana)

63kg, Julian Shehu (Tirana)

67kg, Jurgen Uku (Tirana)

72kg, Flogert Voci (Tirana)

77kg, Ardit Ndoj (Besëlidhja)

82kg, Kevin Kupi (Tirana)

87kg, Boris Frrokaj (Tirana)

97kg, Marjus Brokulla (Tomori)

+120kg, Kevin Ballabani (Tirana)

Kupa “Muhamet Malo”, Fituesit e stilit të lirë

57kg, Minir Rexhepi (Maqedonia)

61kg, Halil Osmani (Maqedonia)

65kg, Isa Merkja (Tirana)

70kg, Eriglent Prizreni (Tirana)

74kg, Orgest Lila (Tirana)

79kg, Elmaz Kryeziu (Tirana)

92kg, Edon Shala (Kosova)

97kg, Klodian Bulica (Tirana)

+120kg, Paris Kerepi (Tirana)

Kupa Muhamet Malo ne mundje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit