Zhvillohet turneu i parë post-Covid, por anullohet turneu Masters i Madrid

11 Gusht 2020
12:37
Telesport
back button

Situata në sportin e tenisit vijon të jetë kaotike për shkak të pandemisë së Covid-19. Në Palermo u zhvillua turneu i parë zyrtar pas 4 muajsh ndërprerje prej koronavirus. Turneu për femra u fitua nga një emër pak i njohur, tenistja italiane Fiona Ferro, që mundi në finale estonezen Anett Kontaveit me rezultatin 2-0 (6-2, 7-5).

Një turne që ishte një test për këtë sport, që nga 1 gushti ka nisur zyrtarisht veprimtaritë e tij. Gjithsesi, organizatorët e turneut Masters të Madridit kanë vendosur ta anullojnë këtë event (22-27 shtator). Ky vendim u morr si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus në Spanjë.

Turneu i Madridit ishte spostuar nga maji në shtator dhe do të niste menjëherë pas përfundimit të US Open dhe një javë para Roland Garros. “Kemi analizuar me kujdes situatën, por mendojmë se ky është vendimi i duhur. Kemi ndjekur rekomandimet e autoriteteve, ndaj për shkak të pandemisë vendosëm ta anullojmë atë”, thanë organizatorët e Mutua Madrid Open.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit