Zidane bëhet gjysh, ja emri goditës që ka zgjedhur për mbesën e parë

21 Maj 2022
11:23
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane është bërë tashmë gjysh. Enzo, i parëlinduri i familjes dhe partnerja e tij, Karen Gonçalves, sapo janë bërë prindër për herë të parë, siç kanë bërë të ditur vetë ata përmes rrjeteve sociale.

Futbollisti dhe aktivistja venezueliane i urojnë mirëseardhjen anëtarit të ri të familjes me një publikim emocionues në profilet e tyre në Instagram, ku të dy pozojnë të lumtur me vogëlushen në krahë dhe zbulojnë emrin e zgjedhur për vajzën.

Enzo dhe Karen kanë zgjedhur një emër më të spikatur dhe të veçantë për vajzën e tyre të parë që erdhi në botë më 19 maj. “Mirë se erdhe Sia jonë, princesha jonë”, – shkruan çifti në rrjetet e tyre sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enzo Zidane (@enzo)

Po çfarë përfaqëson ky emër? Me origjinë biblike, Sia do të thotë “lëvizje”, “ndihmë”. Tri shkronja, por plot kuptim dhe forcë për mbesën e parë të ish-futbollistit dhe trajnerit legjendar francez.

Futbollistë të Real Madridit si Luka Modric apo Marcelo dhe lojtarë si Iza Carcelén, Toni Martínez, Álvaro Bustos apo Álvaro Medrán, ndër të tjera, nuk kanë hezituar të japin urimet e tyre të mira për familjen në këtë fazë të re që po fillojnë. Publikimi i Enzo dhe Karen tashmë ka më shumë se 21.000 ‘pëlqime’. Edhe përdoruesit anonimë shprehin gëzimin e tyre për mbërritjen e Sia në këtë botë.

Francezi dhe venezuelianja janë në një lidhje prej disa vitesh, edhe pse gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Në gusht 2020, Enzo Zidane njoftoi fejesën e tij me Karen Gonçalves pa e imagjinuar që pak më pak se dy vite më vonë ata do të bëheshin prindër të vajzës së tyre të parë së bashku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enzo Zidane (@enzo)

I parëlinduri i familjes Zidane, 27 vjeç, aktualisht luan për Rodez Aveyron Football, një klub francez i Ligue 2, ku babai i tij është një nga aksionerët. Lojtari erdhi nga U.D. Almería, ku luajti vetëm tri ndeshje. Ai kaloi nëpër klube të tjera spanjolle si Real Madrid Castilla, Deportivo Alavés dhe Rayo Majadahonda. Nga ana e saj, Karen mban një profil mjaft diskret, pasi llogaritë e saj në rrjetet sociale i mban vetëm në dispozicion të rrethit të saj më të ngushtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit