Zidane e ka falur, lojtari ka rifituar besimin! Kështu Reali kthen baskun në Madrid

10 Gusht 2020
14:08
Telesport
back button

Álvaro Odriozola do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madrid për sezonin 2020-21. Mbrojtësi bask tashmë e di se klubi madrilen do t’I besojë, përkundër pak minutave që ka zbritur në fushë me Bayern Munich, kjo gjithashtu për shkak të një dëmtimi.

Odriozola u kthye në fushë të shtunën e kaluar, në ndeshjen e Champions League kundër Chelsea, dhe dha një asist për golin e 4-1 të Lewandowski 4-1, vetëm 13 minuta pasi ai hyri në fushë. 24-vjeçari, i cili ka luajtur vetëm pesë ndeshje nga janari, u dënua nga Zidane pas kartonit të kuq kundër Mallorca, gjë që i kushtoi një humbje Realit; kështu, vetë lojtari kërkoi të huazohej për të rifituar besimin e trajnerit francez.

Tani, pasi vendosi të shiste Achraf Hakimi te Inter, Real do të sjellë në shtëpi lojtarin bask, i cili ende ka një kontratë deri në vitin 2024.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit