Zidane: Granada më e rëndësishme se City, njerëzit le të flasin…

12 Korrik 2020
13:56
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur nga një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Grandës që do të luhet ditën e hënë. Numri një i stolit mendon se kjo sfidë është më e rëndësishmja në 3 javët e mbetura. Një fitore e mundshme në transfertë do të bënte që madrilenët të kishin dy duar në titullin kampion, pasi në dy ndeshjet e mbetura do të mjaftoheshin me një barazim dhe një fitore. Momentalisht Reali është vetëm 1 pikë mbi Barçën, sepse katalanasit fituan kundër Valladolidit.

Ana psikologjike – “Është java e fundit dhe kanë mbetur vetëm 3 ndeshje. Është më e vështira, por më e rëndësishmja. Të gjitha skuadrat që kemi përballë kanë nevojë për pikë dhe ne duhet të luajmë me të gjitha energjitë në ndeshjen kundër Granadas. Kampion? Ai që do të ketë më shumë pikë në fund të sezonit”.

Reali nuk ka pësuar në 18 ndeshje – “Kjo statistikë tregon se ekipi ka qenë konstant. E dimë se jemi të mirë. Jam i kënaqur për Courtois dhe për skuadrën. Më e rëndësishme është që skuadra po lufton. Ne nuk duam të mendojmë për histori, por vetëm të fitojmë ndeshjen. Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme”.

Hazard – “Do ta shohim nesër. Ai është me ne dhe kjo është më e rëndësishme”.

Merkato – “Mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme dhe për këtë duhet të më pyesni. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme. Nuk mendoj as për sfidën kundër Manchester City-t, vetëm për Granadën”.

James Rodriguez – “Është futbollist i rëndësishëm dhe është me ne. Është 29 vjeç dhe dua ta uroj. Është e vërtetë që disa luajnë më shumë dhe disa më pak, por unk do të largoj asnjë futbollist. Të gjithë kanë kontribuar disi në skuadër”.

Gjyqtarët – “Të gjithë kanë mendimet e tyre dhe nuk merrem me këta njerëz. Ne punojmë në fushë dhe shohim përkushtimin e lojtarëve çdo ditë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit