Zidane i “bën bisht” Superligës: 8 muaj më parë isha në rrugë, lojtarët nuk vlenin asgjë…

20 Prill 2021
14:05
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane mori fjalën në prag të duelit të nesërm kundër Cádiz. Në mes të luftës për Superligën dhe Ligën e Kampionëve, me problemet që të bardhët kanë të lënduar, trajneri francez u përball me një “bateri” të mirë pyetjesh në lidhje me Superligën, por tha diçka tjetër. Francezi premtoi të luftojë deri në fund për titullin, si dhe përjashtoi kthimin e Hazard për ndeshjen e radhës.

Superliga – “Kjo është një pyetje për person tjetër, për presidentin. Unë jam këtu për të folur mbi ndeshjen, jo gjëra të tjera. Pjesa tjetër nuk është puna ime”.

Të dëmtuarit – “Hazard nuk do të jetë me ekipin për këtë ndeshje, ashtu si Toni Kroos”.

Hazard nuk është këtu për të luajtur – “Mendoni atë që dëshironi, por nesër nuk do të jetë me ne për të luajtur”.

Situata e Hazard – “Nëse Hazard nuk do të jetë me ne, kjo është për shkak se nuk është 100 për qind. E rëndësishme është që kur të kthehet të jetë 100 për qind. Ndjenja e Eden nuk është e njëjtë me tonën si staf, sepse duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Nesër ai nuk do të luajë”.

Kujdes i veçantë me Hazard – “Sapo e thashë, është një rast specifik. Ndjenja e stafit mjekësor është më e rëndësishmja”.

Champions para La Liga – “Nuk jam dakord me këtë ndarje. Ne kemi tetë muaj që luftojnë në të gjitha garat, shumëçka ka ndodhur. Unë isha në rrugë, lojtarët nuk vlenin asgjë… Por, u ringritëm dhe jemi gjallë në të dyja kompeticionet. E rëndësishme është që të ketë jetë. Ne po garojmë, kjo është ajo që na pëlqen. Ju siguroj se do të garojmë deri në ndeshjen e fundit. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por do të garojmë deri në ndeshjen e fundit. Nuk e di nëse do të tirumfojmë, por do të luajmë me gjithë forcën tonë”.

Florentino dhe fjalët e tij të qetësisë për Mbappé – “Nëse presidenti thotë kështu… (qesh). Unë jam duke menduar vetëm për ndeshjen me Cádiz, kjo është e vërteta”.

Carvajal dhe Varane – “Janë të dy mirë dhe po kthehen. Ky është një lajm i mirë”.

Bisedë me presidentin për Superligën – “Unë nuk do të ta them mendimin tim këtu. Ajo që më pëlqen është trajnimi”.

Frika nga ndëshkimi i UEFA – “Ne nuk flasim për këtë në dhomën e zhveshjes. Kemi një ndeshje përpara, që duhet luajtur më së miri”.

Limiti fizik – “Ne nuk do t’i ulim krahët tani, as ta ndalin fluturimin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit