“Zidane i bëri nder Guardiolës, s’e kuptoj pse nuk e aktivizoi Vinicius”

13 Gusht 2020
15:14
Alfred Lleshi
back button

Rivaldo, një avokat i fortë i Vinicius, pyet pse ai nuk luajti asnjë minutë kundër Manchester Cityt në humbjen 2-1 ndaj Real Madridit pothuajse një javë më parë: “Me të vërtetë, është e vështirë për mua të kuptoj pse nuk luajti, pas asaj që kishte bërë këtë sezon, duke qenë një nga sulmuesit e krahut më të mirë në La Liga. Mesa di unë nuk kishte asnjë lëndim ose diçka të ngjashme.

Jam i bindur që, nëse ai do të kishte luajtur, do të kishte qenë një dhimbje e madhe koke për Guardiolën. Nuk e kuptoj si u mbajt në stol gjatë 90 minutave të ndeshjes, në një duel kaq të rëndësishëm. Me siguri vetëm Zidane dhe vetë djaloshi e dinë se çfarë ndodhi dhe për çfarë biseduan përpara lojës, por nga jashtë mund të kuptohet vetëm si një vendim i çuditshëm. Nëse nuk kishte asgjë personale, ose dëmtim, është një vendim i diskutueshëm për Zidane dhe një moment i vështirë për Vinicius, i cili do të kishte dashur të tregonte veten në një duel kaq të rëndësishëm të Champions-it”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit