Zidane, i zhgënjyer: Është faji im, por…

29 Nëntor 2020
10:28
Denis Hakanaj
back button

Zinedine Zidane ka komentuar për Movistar humbjen e tretë të pësuar në kampionat.

Los Blancos janë mundur 2-1 në shtëpi nga Alaves.

“Kanë shënuar pas tri minutash, gjithçka është komplikuar menjëherë. Kur ndeshja fillon në këtë mënyrë, është e vështirë”, ka thënë francezi.

“Nuk kemi luajtur si skuadër, duhet të ruajmë gjithmonë përqendrimin sepse çdo kundërshtar është i rrezikshëm. Nuk duhet të kërkojmë justifikime”.

“Kemi bërë një ndeshje të keqe, veçanërisht në fillim dhe nuk kemi arritur të ndryshojmë. Në pjesën e dytë nuk kemi krijuar shumë raste dhe goli i dytë ka ardhur menjëherë”.

“Gabimet e lojtarëve? Është faji im, jam trajneri. Duhet të ndërrojmë faqe, të martën kemi një ndeshje tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit