Zidane këshillon “Messin e ekipit”, Kubo zbulon detyrat e trajnerit

21 Korrik 2019
10:30
Eraldo Harlicaj
back button

Kubo ka debutuar me Real Madrid-in në humbjen kundër Bayern Munchen-it me rezultatin 3-1. Talenti japonez duket se ka një jetë që luan me Realin dhe nuk ka aspak presion. 

"Jam shumë i lumtur me debutimin, pavarësisht se humbën. Humbja gjithmonë ma shpif. Ideja ime është të ndihmoj skuadrën aq shumë sa mundem. E di se në vendin tim njerëzit i kanë sytë drejt meje, nuk më pëlqen shumë kjo gjë. Nuk e kam problem dhe nëse luaj me Castillan. 

"Zidane më kërkoi të bëj presing të luaj shpejt dhe me dy pasime. Ndihem rehat në pozicionin që më futi, nuk dua të flas për asgjë për sa kohë luaj. Hazard, Modric, Isco, Kroos janë shumë të mirë në këto pozicione që unë luaj". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit