Zinedine Zidane është pa ekip prej dy vitesh, që kur u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2021 pas një sezoni që përfundoi pa fituar asnjë trofe.
Thuhej se ai ishte në pritje të stolit të Francës, por konfirmimi i Deschamps deri në vitin 2026 i ka ndalur për momentin ambiciet e ish-fituesit të Topit të Artë 51-vjeçar.
Zizou ka fituar gjithçka si lojtar dhe si trajner. Aftësia e tij për të qenë lider mund të kuptohet në historinë e rrëfyer në ditët e fundit nga Borja Mayoral, sulmues 26-vjeçar – tashmë te Getafe – i rritur te Real dhe me merenges ka fituar Champions League në 2018.
Një triumf që nuk do të ishte i mundur pa një episod ku vetë Zidane ishte protagonist në dhomat e zhveshjes.
Reali po luante ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Bayern Munich në Santiago Bernabeu, pasi e kishte fituar ndeshjen e parë 2-1 në Mynih.
Në Madrid rezultati ishte 1-1 në pjesën e parë, falë golit të bavarezëve me Kimmich të barazuar nga Benzema.
Gjithçka ishte ende në ekuilibër dhe Zidane ndjeu se diçka nuk ishte ashtu siç duhet të ishte me lojtarët e tij. Pikërisht në atë moment francezi pati një shpërthim që lojtarët e Realit nuk do ta harronin për gjithë jetën.
“Ne po luanim shumë keq, Zidane hyri në dhomat e zhveshjes. Unë kurrë nuk kisha parë diçka të tillë më parë, – tha Mayoral për Podkastin e Offsiders. – Ne të gjithë heshtëm dhe Zidane bërtiti:
‘Tani të gjithë largohen nga dhomat e zhveshjes, përveç lojtarëve!’. I nxori me forcë të gjithë, fizioterapistët, punëtorët e magazinës, asistentët. Ata u zhdukën të gjithë”.
“Më pas ai mbajti një fjalim. Unë u trondita. Ai na bërtiti, na tha se ishim në Bernabeu, se po luftonim për finalen e Champions League, për stemën e Real Madridit… Ky fjalim ishte thjesht… uau!
“Të gjithë u befasuam: Cristiano, Ramos, Varane, Benzema. Nuk e kishim parë kurrë Zidane ahtu më parë. Ne dolëm në pjesën e dytë dhe Benzema shënoi në minutën e 46-të”, përfundoi sulmuesi spanjoll.
Ndeshja do të përfundonte 2-2, duke i dhënë finalen Realit, që më pas do të ngrinte Champions League duke mposhtur 3-1 Liverpool në Kiev.