Zidane largon yllin e radhës, gjigantët e Italisë hidhen në  sulm

29 Shtator 2020
17:57
Denis Hakanaj
back button

Pas Gareth Bale, Zinedine Zidane duket se do të largojë një tjetër yll nga Los Blancos.

Bëhet fjalë për Luka Jovic, i blerë në 2019-ën nga madrilenët për 60 milionë euro, por rendimenti i tij nuk ka qenë në lartësinë e shumë së shpenzuar nga kampionët e Spanjës.

2 golat e vetëm të shënuar në 28 ndeshje kanë bindur Zidane që të heqë dorë nga lojtari. Tani, Jovic është në kërkim të një skuadre dhe Roma e Friedkin mund të jetë mundësi e artë.

Sipas portalit spanjoll Don Balon, verdhekuqë do të  hidhen në sulm pavarësisht qëndrimit të Dzeko-s. Objektivi është i qartë. T’i jepet një alternativë më shumë Fonseca-s.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit