Zidane lartëson lojtarët e tij: Ishte si finale, 3 pikë të arta ndaj Interit

26 Nëntor 2020
10:23
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane e përfundoi ndeshjen ndaj Interit shumë i kënaqur me performancën e të gjithë lojtarëve të tij. Trajneri francez merr frymë lehtësisht me këtë sukses, që vë në shina të sigurta kualifikimin për në 16-she të Champions-it.

Maradona – “Është një humbje e madhe për botën e futbollit. Unë e kam gdhendur në kokën time, për shkak të asaj që bëri më 1986. Asokohe isha 14 vjeç… Nuk kam fjalë. Të gjithë jemi shumë të trishtuar. Idhulli im ishte Francescoli, por pata mundësinë t’i them se ishte magjik si lojtar”.

Ndeshja me Interin – “Ne zhvilluam një ndeshje të shkëlqyeshme nga fillimi deri në fund. Ne luajtëm seriozë dhe me karakter. Ishin tri pikë shumë të rëndësishme, morëm më të mirën prej vetes. Unë jam i lumtur me lojtarët. Kur ata duhet të vendosin, e bëjnë këtë”.

Dallimet me Villarreal – “Ky është futbolli. Edhe kundër Villarreal, ne i meritonim tri pikët. E rëndësishme është të japim gjithçka në fushë”.

Eden Hazard – “Ajo që i duhet Hazard është të luajë, të marrë ndjesi përsëri”.

Zidane serioz – “Unë nuk jam serioz, jam i lumtur. Ne kemi pasur lajme të trishtueshme sot dhe jam disi i lodhur, por jam i lumtur nga fitorja”.

Një finale – “Ishte finale, si gjithmonë në Champions. Ekipi luajti me karakter dhe ne i meritonim tri pikët”.

Liga e Kampionëve – “Loja ndaj Villarreal ka qenë gjithashtu shumë e mirë. E mira është që sot kemi shënuar dy gola dhe kjo e bën dallimin. Kjo është rruga për të përshkuar. Ne gjithmonë do të kemi lojëra të komplikuara. Skuadra i meriton të gjitha lavdet, sepse luajti me zemër dhe tregoi karakter”.

Sergio Ramos – “Është mirë për të gjithë që kemi fituar. Janë vetëm tri pikë, por shumë të rëndësishme”

Lucas Vázquez – “Ai gjithmonë del në krye, jep gjithçka. Unë gjithmonë e kam vlerësuar atë që Lucas tregon në fushë. Tani ka mundësinë të tregojë se çfarë është. Jam i lumtur për të dhe për ekipin”.

Lucas dhe rinovimi – “Unë nuk mendoj se do të ndodhë që të mos rinovojë. Ai është një lojtar yni dhe Real Madridi ia di vlerat. Nacho dhe ai kanë qenë këtu për një kohë të gjatë dhe e meritojnë të rinovojnë”.

Hazard – “Jam i lumtur sepse po luan. Ai duhet të luajë dhe të shijojë përsëri futbollin e tij. Për të mirën e ekipit, le të vazhdojë të rritet, sepse kemi nevojë për të”.

Asensio – “Mjaft mirë, sit ë tjerët. Nuk dua të veçoj askënd, sepse të gjithë jemi në të njëjtën varkë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit