Zidane mbetet në izolim, po vuan më shumë simptoma të COVID-19

28 Janar 2021
15:35
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane vazhdon të vuajë nga simptomat e COVID-19, pasi rezultoi pozitiv të premten e kaluar. Kjo e pengoi atë të ishte në stol fundjavën e kaluar, gjatë fitores së të tijve kundër Alavés. Të hënën e kaluar, tekniku francez filloi të hfaqte simptomat e para të virusit, siç janë ethet dhe kolla e thatë. Orët e fundit janë shfaqur kapituj të rinj, që rrjedhin nga sëmundja. Bëhet fjalë për humbjen e nuhatjes, që po vuan trajneri i Real Madridit.

Një skenar që lë plotësisht pezull momentin kur mund të ndodhë kthimi i Zidane në dinamikën e punës së Real Madridit. E sigurt është mungesa e tij në ndeshjen e pasnesërme në “Valdebebas”, ku Real Madridi do të presë Levante. Do të duhet të shohim evoluconin e virusit për të parë nëse mund t’ia dalë të kthehet në ndeshjen tjetër të kampionatit, të planifikuar për më 6 shkurt në fushën e Huesca.

Sepse, sipas protokollit të La Liga, profesionisti që rezulton pozitiv duhet të jetë i izoluar për të paktën dhjetë ditë nga momenti i njohjes së rezultatit të testit, për sa kohë që nuk zhvillohen simptoma. Kësisoji, duket qartë se në skenarët më të mirë, Zidane do të mbetet i izoluar deri të hënën e ardhshme, më 1 shkurt. Por, nëse ethet dhe simptomat aktuale vazhdojnë, karantina do të zgjasë deri në tri ditë pasi ato të zhduken. Në rastin e paraqitjes së simptomave, siç po ndodh tani me teknikun francez, testet do të kryhen pasi të ketë kaluar tri ditë pa to.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit