Zidane merr lajmin e mirë, “Gladiatori” gati për Barcelonën

23 Tetor 2020
17:46
Eraldo Harlicaj

Zinedine Zidane ka marrë lajmin e mirë para ndeshjes kundër Barcelonës. Sergio Ramos do të jetë gati për “El Clasicon”. Ai nuk luajti në ndeshjen kundër Shakhtar për t’u bërë gati ndaj rivalëve të thekur të “Los Blancos”.

Kapiteni do të grumbullohet me skuadrën dhe me shumë mundësi do të jetë gati për “El Clasicon” e parë të sezonit. Reali dhe Barcelona nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe “El Clasico” mund të jetë një shans i mirë për të kthyer faqe.

Trajneri Zidane ka dy humbje radhazi në stolin e Realit dhe një disfatë tjetër mund ta lëkundë jo pak. Numri një i stolit dhe kampionët në fuqi të Spanjës duhet të reagojnë menjëherë.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit