Zidane mes 3 zjarresh, zbulohet lista për zëvendësimin e Benzemasë

6 Prill 2020
20:15
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi po mendon për merkaton e verës dhe trajneri Zinedine Zidane është mes disa zjarresh Ai do të gjejë një zëvendësues për sulmuesin Karim Benzema dhe ka disa ide në kokë. 

Emri që pëlqehet më shumë është ai Kylian Mbappesë. Sulmuesi i PSG-së është dëshira e madhe e teknikut Zinedine Zidane. Ky i fundit e do, por futbollisti është shumë i kushtueshëm. 

Një tjetër pistë për Zidane është ajo e Mauro Icardit. Një alternativë e dalë në ditët e fundit, pavarësisht stepjes për të bashkëpunuar me Wanda Narën. Situata është favorizuese, por frika e madhe. 

Sadio Mane i Liverpoolit është një tjetër emër që ka bindur drejtuesit e Realit. Senegalezi ka bërë mjaft mirë te “Redsat” dhe tekniku aktual i spanjollëve e ka në listën e tij të ngushtë për të zëvendësuar Benzemanë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit