Zidane: Nuk flas dot, do të ishte një mungesë respekti

14 Dhjetor 2019
23:04
Denis Hakanaj
back button

Në Paris flitet për tensione mes Thomas Tuchel dhe Kylian Mbappe dhe sirenat e merkatos janë gati të bien përsëri rreth yllit francez.

Klubi më i interesuar për të është Real Madrid dhe trajneri Zinedine Zidane është pyetur përsëri për të në konferencë për shtyp. 

“Nuk di asgjë për atë që ndodh në Paris dhe Mbappe është një lojtar i PSG. Nuk mund të flas prej këtu për atë që ndodh atje, do të ishte një mungesë respekti ndaj PSG-së”, ka thënë Zidane.

“Të gjithë e dinë se e njoh shumë mirë Mbappe-në dhe kjo është e gjitha. Duhet të respektoj situatën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit