“Zidane nuk tregoi respekt”, – vjen reagimi i papritur nga Bale

21 Korrik 2019
11:41
Eraldo Harlicaj
back button

Deklarata e trajnerit Zinedine Zidane për Gareth Bale ka bërë xhiron e të gjitha medieve botërore. Numri një i stolit nuk e aktivizoi në ndeshjen e humbur ndaj Bayern Munchen-it dhe deklaroi hapur se donte që sulmuesi të shitej sa më parë. 

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Ian Barnett, ka folur në lidhje me deklaratën e teknikut të "Los Blancos". "Zidane nuk tregoi respekt për një lojtar që ka dhënë shumë për Real Madrid-in. Po punojmë që ta shesim", – u shpreh ai. 

Destinacioni i ri i Bale mund të jetë Bayern Munchen, me bavarezët që duan të sigurojnë shërbimet e sulmuesit. Presidenti Florentino Perez ka ulur shumë pretendimet për të prandaj dhe një lëvizje e tillë mund të realizohet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit