Zidane publikon listën, Reali me dy mungesa të rëndësishme

21 Shkurt 2020
16:21
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka një ndeshje shumë të vështirë kundër Levantes prej orës 21:00. Ata duhet të kthehen te fitorja pas barazimit ndaj Celta Vigos me rezultatin 2-2 në “Santiago Bernabeu”. 

Trajneri Zinedine Zidane ka bërë me dije listën e lojtarëve që do të grumbullojë për transfertën e vështirë në Valencia. Gareth Bale dhe Luka Jovic janë dy sulmuesit që kanë mbetur jashtë listës së teknikut francez, pasi janë kapur nga viroza. 

Rikthehet me skuadrën James Rodriguzes, ndërsa Rodrygo mbetet sërish jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar nga numri një i stolit. I riu ka humbur vendin e tij në ekip, pasi është bashkëkombasi i tij Vinicius që i ka marrë vendin.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit