Zidane si kurrë më parë ndaj gazetarëve: Bëni punën tuaj, e bëj vetë punën time!

21 Nëntor 2020
21:27
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka dalë shumë i zhgënjyer nga ekipi i tij pas barazimit 1-1 kundër Villarrealit. Numri një i stolit u ka dalë kundër gazetarëve që e kritikojnë ekipin e tij.

“Unë do të vazhdoj përpara me entuziazëm. Ju vazhdoni të bëni atë që bëni, ndërsa unë do të vazhdoj të bëj punën time. Ne humbëm dy pikë sot. Më duhet të uroj lojtarët e mi për përkushtim që treguan.

“Më nervozon barazimi, pasi merituam më shumë sot. Mariano Diaz? E zëvendësova sepse nuk kishte luajtur prej shumë kohësh dhe i kishin shterruar energjitë. Largimi i Iscos? Nuk ka asgjë të vërtetë. Ne nuk do të flasim për diçka të tillë. Isco është këtu dhe asgjë më shumë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit