Zidane te Manchester United, problemi është gruaja: ja pse Veronique është kundër

18 Nëntor 2021
16:21
Denis Hakanaj
back button

Manchester United duket se ka zgjedhur Zinedine Zidane si pasardhës të Ole Gunnar Soalskjaer.

Sipas Daily Record, drejtuesit e klubit anglez po bëjnë gjithçka është e mundur për ta bindur francezin që të kthehet në dëtyrë dhe të heqë dorë nga ëndrra për të drejtuar një kombëtare, ndoshta atë të Francës pas Katar 2022.

Në ditët e kaluara duke se ka patur takime pozitive mes palëve pavarësishts e vetë Zizou e ka refuzuar propozimin në të kaluarën.

Nga sa mësohet, ish-trajneri i Real Madrid ka vendosur të kthehet në drejtim të një klubi, por mbetet një pengesë për t’u kaluar: gruaja e tij.

Zonjës Veronique, në fakt, nuk i pëlqen ideja e të jetuarit në Manchester dhe do të preferonte që burri i saj të zgjaste pushimet para se të kthehej në një punë të përditshme.

Një mik i çiftit duket se e ka konfirmuar këtë.

Nëse United do të dojë ta ketë Zidane si trajner, atëherë do të duhet të bindë në fillim bashkëshorten e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit