Zidane turpëron Balen edhe në ndeshjen e tij të fundit tek Real Madrid

19 Maj 2019
10:55
back button

Real Madrid pret në “Bernabeu” Betisin për ndeshjen e fundit të La Liga për këtë sezon.

Para pak minutash trajneri Zinedine Zidane ka publikuar formacionin që do të startojë në këtë sfidë. Si në çdo ndeshje deri tani, francezi ka rezervuar surpriza. Vinicius dhe Brahim Diaz do ta nisin nga minuta e parë.

Ndërkohë që nga stoli do ta nisë Gareth Bale, Courtois, Kroos, Lucas Vaszuqez, Asensio, Isco dhe Reguilon.

Kjo do të jetë me të gjitha gjasat ndeshja e fundit për Bale, që parashikohet të largohet nga Madrid pas 6 vitesh. Zidane e ktheu në grumbullim për t’i rezervuar një përshëndetje të fundit, që mesa duket do ia japë si zëvendësues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit