“Zihem vetëm me Higuain”, Sarri tregon marrëdhënien e veçantë me të

6 Korrik 2020
21:08
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Maurizio Sarri ka prekur një çështje shumë interesante në konferencën për shtyp para ndeshjes me Milanin. Ai u ndal te marrëdhënia e veçantë që ka me sulmuesin Gonzalo Higuain.

“Lexoj në media se unë zihem me të gjithë, por unë në fakt gjithmonë zihem vetëm me Higuain. Nuk e di pse, por është gjithmonë e njëjta gjë.

“Ai ka nevojë për një kundërshti të fortë që të nxjerrë më të mirën e tij. Psikologjikisht është mirë, por fizikisht nuk e di sepse ka patur dëmtime shpesh. Ai ka nevojë për një shtytje të fortë dhe të nesërmen mund të luftojë një mur%. Kur është poshtë psikologjikisht, duhet të kujdesesh për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit