Ziyech mban Chelsea-n në krye, Liverpool fiton derbin me “poker”, City i shkakton humbjen e parë Gerrard-it (Video)

1 Dhjetor 2021
23:08
Denis Hakanaj

Chelsea mbetet në krye të Premier League pas fitores 2-1 të marrë në transfertë kundër Watford në javën e 14-të të kampionatit anglez.

Një fitore e vuajtur për kampionët e Europës, e siguruar në minutën e 73-të falë një goli të Ziyech.

Pjesa e parë është mbyllur 1-1 me golat e Mount (29′) për miqtë dhe Dennis (43′) për vendasit.

Manchester City ka ruajtur hapin e Bluve me fitoren 2-1 të marrë në fushën e Aston Villa-s, duke i shkaktuar humbjen e parë Steven Gerrard si trajner në Premier League.

Dias (27′) dhe Bernanrdo Silva (43′) kanë shënuar për ekipin e Guardiola-s, ndërsa Watkins (47′) ka realizuar golin e vendasve.

Fitore bindëse 4-1 në derbi për Liverpool-in.

Të Kuqtë kanë kanë dalë fitues në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm dhe kanë ruajtur hapin e kryesuesve.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Salah, autor i dy golave.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit