Zlatan përgatit tërheqjen, gati të ndërmarrë karrierën e re

25 Mars 2020
19:22
Denis Hakanaj
back button

Zlatan Ibrahimovic mund t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur në fundin e sezonit. Janë ditë reflektimi për sulmuesin suedez të Milan-it, i cili ndodhet në karantinë në Stokholm me familjen e tij.

Qendërsulmuesi duket se nuk do të rinovojë me Djallin dhe ka shumë mundësi që të tërhiqet. Dëshria e Ibrahimovic duket se është ajo që të ndryshojë jetë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, suedezi mund të ndërmarrë një karrierë të re: atë të menaxherit. Dhe kush më mirë se Mino  Raiola mund të bëjë rolin e mësuesit dhe kolegut?

Në këtë mënyrë, sulmuesi do  të mund të qëndrojë më shumë me familjen dhe të vazhdojë të jetë i lidhur me botën e futbollit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit