Zoff “ngel në klasë” Donnarumma: S’është më i miri, as PSG nuk qëndron më lart se Milani

9 Qershor 2021
10:57
Alfred Lleshi
back button

Fjala e Dino Zoff ka shumë peshë në Itali. Portieri historik i kombëtares axurre, fitues i një Kampionati Europian më 1968 dhe një Kupe Bote më 1982, si lojtar në fushë. Përveç kësaj, ishte trajner i Italisë nga viti 1998 deri më 2002. Zoff foli për Milanin, situatën e Gianluigi Donnarumma dhe të tjera.

Le ta fillojmë me Donnarumma: a e prisnit që të mos rinovonte me Milanin? Duket se është një hap larg PSG-së…
Ne kemi qenë duke folur për të me muaj. Nëse preferon të shkojë te PSG, ai është i lirë ta bëjë këtë, nëse mundet. Nëse mendon se është më mirë për të dhe se fiton më shumë, ta hedhë këtë hap dhe natën e mirë. Sigurisht, unë nuk mendoj se nën aspektin teknik ka shumë ndryshim midis PSG dhe Milanit.

Duke folur për aspektin teknik: a e konsideroni Donnarumma, portierin më të mirë në botë tani?
Unë nuk mendoj kështu. Se ai është një djalë i ri, që mund të bëhet shumë i rëndësishëm, natyrisht, por mendoj se i duhet një përvojë e vogël tani.

Milani mori Mike Maignan në vend të tij. A e keni parë ndonjëherë në veprim?
Unë nuk e njoh atë aq mirë, që të jem në gjendje të bëj një gjykim.

Por ju e njihni shumë mirë Paolo Maldinin. Sa i rëndësishëm mendoni se ishte për rinovimin e Milanit?
Paolo Maldini është një person i mirë, të cilin e vlerësoj shumë në të gjitha aspektet. Ai me siguri ka merita të mëdha për atë që ka bërë Milani këtë vit.

Çfarë na thoni për Stefano Piolin? Ai e ktheu Milanin në Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh…
Ai bëri një punë të shkëlqyeshme. Kualifikimi në Champions League është një qëllim i madh, i arritur.

Le të kalojmë në Kampionatin Europian. Si e shihni Italinë e Mancinit?
Unë e shoh mirë. Roberto ka bërë disa gjëra shumë të mira deri më tani dhe nuk ka pse të mos i bëjë ato edhe në javët e ardhshme. Unë mendoj se ekipi i Mancini mund të bëjë një Europian të shkëlqyeshëm.

Sipas mendimit tuaj, a ka ndonjë favorit në këtë Europian?
Ka disa kombëtare të forta, kështu që ne do të shohim. Tani për tani nuk ka një ekip që dallon nga të tjerët.

Pyetja e fundit për të ardhmen. Sipas mendimit tuaj, ka ndonjë portier italian që do të bëhet edhe më i fortë në vitet e ardhshme?
Unë do të vija bast për Meret, portierin e Napolit. Mendoj se ai është në rrugën e duhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit