Zola pranon gjithçka pas Kosovë-Angli: Bëmë një gabim të madh

19 Nëntor 2019
15:42
Denis Hakanaj
back button

Edhe trajnerët më të mirë mund të gabojnë.

Maurizio Sarri zbarkoi te Chelsea vitin e kaluar pas sezoneve të kaluar te Napoli me synimin për t’u matur me një futboll ndryshe dhe. Gjithsesi, sezoni i tij i parë dhe i vetëm në Angli, me Gianfraco Zola-n në krah, ka patur shumë  ulje-ngritje: shumë mirë në fillim, keq pas disa muajsh, por me një fund fitues.

A do të kishin shkuar më mirë gjërat në mbrojtje nëse Fikayo Tomori do të kishte qëndruar në Stamford Bridge? Zola ka dalë hapur dhe ka pranuar përgjegjësitë e tija.    

“Ish-zëvendësi i Sarri-t ka pranuar për Evening Standard se nuk ka arritur të kuptojë potencialin e jashtëzakonshëm të Tomori-t në verën e 2018-ës. Zola nuk mendonte se mbrojtësi kanadez me pasaportë angleze ishte në lartësinë e Premier League dhe ka kërkuar që ai të huazohej te Derby County, ku është stërvitur pikërisht nga Frank Lampard, i cili është sot në drejtim të Bluve.

“Tomori është një lojtar i madh. Vitin e kaluar kemi punuar me të gjatë fazës përgatitore, por nuk kemi arritur të kuptonim të gjitha cilësitë që po tregon sot. Paraqitjet e mira janë një befasi dhe një mësim i madh për ne dhe veçanërisht për mua. Tomori po shkon përtej asaj që unë prisja nga ai”, ka thënë Zola. 21-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon dhe ka ndihmuar Chelsea-n që të kthehet në një ekip pretendent për titullin.

Gjithsesi, mbrapa sukseseve të londinezëve nuk qëndron vetëm zbulimi Tomori, por edhe shpërthimet e Tammy Abraham dhe Mason Mount: i pari u huazua tek Aston Villa sezonin e kaluar, i dyti te Derby County. Tomori dhe Mount kanë marrë pjesë në fitoren 4-0 të marrë nga Anglia kundër Kosovës në kualifikueset e Euro 2020. Gjithsesi, Zola nuk është befasuar nga ajo që po bëjnë Abraham dhe Mount:  

“E kishim kuptuar se Abraham ishte një talent i madh. Më ka pëlqyer shumë mentaliteti dhe uria e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Mount… I kam parë videot e tij kur luante te Derby dhe në Holandë. Kishte nevojë për kohë që të përshtatej te Chelsea, por dukej se kishte shumë potencial”.

Zola ka pranuar gabimin e bërë me Tomori-n, a do ta pranojë edhe Sarri?  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit