Zola zgjedh më të mirët: Me atë fillonte ndeshja 1-0

29 Mars 2020
22:24
Denis Hakanaj
back button

Nga Napoli kampion i Italisë te Cagliari i dhjetëvjeçarit të parë të Mijëvjeçarit të ri, duke kaluar nga Parma e mrekullive dhe Chelsea. Jeta e Gianfranco Zola-s si futbollist do të meritonte një film. Ish-fantazisti ka zbuluar për mikrofonët e Sky Sport se cilët janë lojtarët më të mirë me të cilët ka jetuar:

“Kam qenë te Napoli i Maradona-s dhe Careca-s: një nivel i pabesueshëm dhe i jashtëzakonshëm. Diego ishte një lojtar që kishte një nivel loje të paarritshëm për të gjithë. Kur luanim në San Paolo me Maradona-n në fushë, dihej se ishte sikur Napoli ta niste ndeshjen 1-0”, ka thënë Zola.

Më pas, Zola ka shojeguar se cilin kundërshtar ka patur më shumë frikë: “Ai që i është afruar më shumë Maradona-s ka qenë Ronaldo  Fenomeni: ishte mbresëlënës kur ishte në ditë të mirë”.

“Në një miqësore të bërë kundër Brazili në Francë kemi luajtur mirë, por dukej se ai i përkiste një kategoria  tjetër. Kishte  karakteristika teknike superiore. Edhe Maldini, Baggio dhe Bareso kanë qenë të jashtëzakonshëm”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit