Zonja Buffon tërhiqet, gruaja e Leonardo-s i merr vendin

13 Gusht 2020
19:41
Denis Hakanaj
back button

Nga Lady Buffon te Lady Leonardo.

Duket se do të jetë ky fati i futbollit në tv te Sky. Pas lajmërimit të Ilaria D’Amico-s mbi vendimin e saj për t’i thënë lamtumirë programeve sportive, tani stafeta mund t’i kalojë një tjetër gruaje që është e lidhur me sportin.

Bëhet fjalë për Anna Billo, 43 vjeç, e martuar me Leonardo-n, drejtori sportiv aktual i PSG-së, nga viti 2013.

Me pak fjalë, nga partnerja e Buffon, tek ajo e një kampioni tjetër ose e një ish-kampioni në këtë rast.

Billo punon aktualisht te programet e Europa League, por shumë shpejt mund të vijë hapi i madh “në Europën e rëndësishme” dhe të marrë vendin e D’Amico-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit