Zotohet Bergomi: Po patëm derbin Milan-Inter në çerekfinale të Champions-it, heq dorë nga kjo gjë…

16 Mars 2023
8:00
Alfred Lleshi
back button

Në analizën pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Portos dhe Interit 0-0, ku zikaltërit u kualifikuan në çerekfinale, “Sky” zhvilloi disa pyetje dhe përgjigje mes ish-flamurit të zikaltërve, Giuseppe Bergomi, dhe gazetarit Paolo Condò.

Ata bënë shaka, por jo shumë me shortin e së premtes në Nyon. Condo, i cili shpreson për një derbi milanez me Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mori një përgjigje befasuese nga Bergomi: “Nëse del ky duel nga shorti i së premtes, personalisht do ta refuzoj komentin e ndeshjes”.

Ky është rasti kur ish-kapiteni zikaltër nuk mund të mposhtë tifozin brenda vetes, ndaj heq dorë nga komentimi profesionist i derbit hipotetik të Champions-it mes Interit dhe Milanit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit