Zvicra trondit Spanjën, Portugalia fiton me poker: Ronaldo heroik! (Pamjet)

24 Shtator 2022
22:57
Denis Hakanaj
back button

Zvicra ka marrë një fitore të madhe 2-1 në transfertë kundër Spanjës në javën e pestë të Grupit të Ligës A të Nations League.

Një rezultat befasues për iberikët që ara kësaj mbrëmje kishin hubur vetëm një nga 56 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi (47 fitore, 8 barazime, 1 humbje), 2-3 kundër Anglisë në Nations League në tëtorin e 2018-ës, humbja e parë nën drejtimin e Luis Enrique.

Mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe humbja e dytë për trajnerin e Spanjës. Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 21-të me një goditje me kokë të Akanji-t, ndërsa vendasit kanë barazuar në minutën e 55-të me Jordi Alba-n.

Tri minuta më mbrapa ka ardhur goli i fitores për zviceranët i shënuar nga Embolo, i cili ka marrë një asist nga Akanji. Spanja mban vendin e dytë me tetë pikë në grup, ndërsa Zvicra të tretin me gjashtë.

Në vendin e parë ndodhet Portugalia, që ka mundur 4-0 në transfertë Çekinë. Një fitore bindëse për portugezët, por në të cilën ka pasur edhe disa momente frike për Cristiano Ronaldo-n.

VIDEO – CEKI-PORTUGALI – VIDEO

Ylli i Manchester United, në fakt, ka pësuar një dëmtim të frikshëm pas një përplasje me portierin kundërshtar në pjesën e parë. Pavarësisht nga kjo, CR7 ka qëndruar në fushë duke dhënë edhe një asist për golin e katërt të Jota-s në minutën e 82-të.

Protagonisti i sfidës ka qenë mbrojtësi Dalot, autor i dy golave, me të dytin që ka qenë i jashtëzakonshëm. Goli tjetër për portugezët është shënuar nga Bruno Fernandes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit