Grasshoppers ka zyrtarizuar kontratën 2-vjeçare me Amir Abrashin. Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë kishte luajtur tashmë për kampionët rekord të Zvicrës nga viti 2010 deri më 2015, ku fitoi edhe kupën me ekipin e Cyrihut, më 2013. Ai më pas u transferua te SC Freiburg, para se të luante gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te FC Basel.
GC verpflichtet Mittelfeldakteur Amir Abrashi. Der albanische Nationalmannschaftscaptain hat in Zürich einen Zwei-Jahresvertrag unterschrieben. Weiteres: https://t.co/MBvr50upll #gc #zürich #traditionsclub pic.twitter.com/LdgrLzhYzs
— Grasshopper Club Zürich (@gc_zuerich) June 23, 2021
31-vjeçari ka luajtur 42 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar edhe një gol. Ai ishte kapiten i ekipit kombëtar në dy miqësoret e fillimit të këtij muaji. Në eksperiencën e parë te skuadra, ku është rikthyer sot, Abrashi kishte shënuar 11 gola dhe asistuar 15 herë në 155 ndeshje. Ai ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme me skuadrën e Cyrihut.