ZYRTARE: Andi Lila firmos me klubin e Superligës shqiptare!

26 Gusht 2019
17:03
back button

Andi Lila është zyrtarisht lojtari më i ri i Tiranës, duke e sqaruar përfundimisht të ardhmen e tij.

Ende nuk dihet kontrata që ka firmosur mbrojtësi i kombëtares Shqiptare, por nëpërmjet një fotojë në Instagram, Lila shfaqet krah presidentin Refik Halili, ku shkruan: “Rikthim në shtëpi. Përgjithmonë Tirana!”

33-vjeçari kavajas ishte shumë pranë akordit me Kukësin, teksa ditët e fundit u përfol se ishte mbyllur si marrëveshje, por si duket Lila ka zgjedhur zemrën dhe vendos të rikthehet aty ku nisi gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit