ZYRTARE | Arsenali prezanton blerjen e fundit të janarit! Komunikata e Chelsea-t pak thumbuese…

31 Janar 2023
21:20
Telesport
back button

Tani eshte zyrtare. Arsenali ka nënshkruar me Jorginhon për 12 milionë sterlina nga Chelsea. Italiani ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare, me opsion për një vit tjetër. Ai do te mbaje veshur fanelen me numer 20 teksa vjen nga nje eksperience disa vjecare te skuadra blu. Nje fluturim i shkurter, nga Londra ne Londer, duke nderruar thjesht kah dhe veshur fanelen e skuadres se topcinjve…

Deklarata e Chelsea-t per kete transferim nuk ka vonuar dhe sigurisht qe ka qene nje thumbim i vogel per Arsenalin: “Shumë nga paraqitjet më të mira të Jorginhos erdhën në kompeticionet evropiane. Ai luajti në Baku në fund të sezonit të tij të parë kur mposhtëm Arsenalin 4-1 dhe mesfushori luajti një rol kyç në rrugën drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve në 2021…”.

“Një lider brenda dhe jashtë fushës që nga momenti kur mbërriti në Londrën perëndimore nga Napoli, Jorginho ishte gjakftohtësi e personifikuar nga pika e penalltisë me teknikën e tij të njohur me kercim. Një djalë miqësor dhe gazmor jashtë fushës, Jorginho largohet nga Chelsea me 213 paraqitje në emër të tij dhe katër medalje fituesish, asnjë më të çmuar se suksesi i Ligës së Kampionëve 2021 në të cilin ai luajti një rol të madh. Fat i mirë në të ardhmen, Jorgi! ”

Arsenali iu drejtua Jorginhos pasi nuk arriti të pajtohej me Brighton për Moises Caicedo. Gunners panë dy oferta të rrëzuara nga Pulëbardhat për 21-vjeçarin, me të fundit që arrinte 70 milionë sterlina. Brighton rezistoi dhe ne fund te sezonit do te shihet nese do te rihapen diskutimet.

Mikel Arteta foli pas kesaj blerje: “Jorginho është një mesfushor me inteligjencë, lidership dhe përvojë të madhe në Premier League dhe ndërkombëtarisht. Ai ka fituar në karrierën e tij, por ai është ende i uritur dhe një gatishmëri e madhe për të kontribuar këtu.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit