ZYRTARE: Bale “harron” golfin, prezantohet me ekipin e ri

19 Shtator 2020
19:23
Eraldo Harlicaj
back button

Gareht Bale është rikthyer me Tottenhamin. Uellsiani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho dhe gjithçka është zyrtare tanimë me anglezët që kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Real Madridin.

Sulmuesi 31-vjeçar firmosi për një vit me “Spursat”. Ai do të jetë i huazuar në kampionatin anglez të futbollit, sepse Tottenham nuk kishte mundësi të shpenzonte për të blerë kartonin e tij.

Nuk ka ndodhur kështu me mbrojtësin Sergio Reguilon. Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë të përhershme me “Gjelat”. Spanjollët nga krahu tjetër i gëzohen këtyre dy largimeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit