Zyrtare, Barcelona finalizon blerjen e shumëpritur për 75 mln euro

23 Janar 2019
18:15
back button

Barcelona ka finalizuar blerjen e mesfushorit të Ajax Frenkie De Jong. Klubi ka publikuar marrëveshjen në rrjetet sociale pasditen e së mërkurës. 

De Jong kishte muaj që përflitej për një transferim te Manchester City dhe Paris Saint-Germain, por ai ka zgjedhur Barcelonën. 

“FC Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshjen për blerjen e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili do t’i bashkohet klubit katalanas më 1 korrik të 2019,” shkruan Barcelona në faqen zyrtare. 

“Kosto e operacionit është 75 milionë euro, plus 11 milionë në bonuse të ndryshme. Lojtari do të firmosë një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2024.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit