ZYRTARE: Barcelona “i fut shqelmin” Arthur, publikon transferimin te Juventusi përpara mbylljes së bilancit!

29 Qershor 2020
17:30
Eraldo Harlicaj
back button

Duke nisur nga sezoni 2020-2021, Arthur Melo nuk do të përfaqësojë më ekipin e Barcelonas. Lajmi ishte në ajër, por duhej zyrtarizimi dhe duke parë se bilanci për sezonin 2019-2020 do të mbyllet në datën 30 qershor, katalanasit kanë shpejtuar për të publikuar edhe shitjen e Arthur te “Zonja”.

Juventusi do t’i paguajë 72 milionë euro Barcelonës, plus 10 milion euro në bonus. Arthur ka luajtur 72 ndeshje blaugrana: 47 në La Liga, 10 në Kupën e Spanjës, 13 në Champions League dhe 1 në Superkupën e Spanjës.

Braziliani u ble nga Gremio për 31 milionë euro dhe bonuse në vitin 2018 dhe prej atëherë nuk ka bindur si titullar, por është parë si rezervë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit