ZYRTARE: Barcelona njofton detajet e para të ekspeditës në SHBA

20 Maj 2022
8:15
Alfred Lleshi

Koronavirusi ‘i harruar’, turnetë e mëdha janë rikthyer. Kjo verë do ta çojë Barcelonën në SHBA. Ishte diçka që pritej, por klubi i Barçës katalanas ka bërë publike detajet e para rreth turneut në Amerikën e Veriut, në muajin korrik.

Rivalë dhe shumë kilometra e presin skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernández, i cili më në fund do të jetë në gjendje të përgatisë tërësisht një sezon dhe të punojë mbi idetë e tij. Udhëtimi do të nisë në Miami. Skuadra e Barçës do të luajë miqësoren e parë atje, kundër Inter Miami, më 19 korrik.

11 ditë më vonë, më 30 korrik, Barça do të vizitojë një ekip me shumë vite histori, New York Red Bulls. I themeluar në vitin 1994, ky ekip drejtohet nga Gerhard Struber, një ish-futbollist profesionist austriak. Do të jetë takimi i tretë mes njujorkezëve dhe katalanasve. Në këtë mënyrë, azulgranat kanë siguruar dy ndeshje ndaj dy prej klubeve më me ndikim në MLS.

Nuk është zyrtare, por turneu do të ketë edhe dy ndeshje të tjera. Kjo është ajo për të cilën Barça po punon. Fillimisht, skuadra katalanase do të vendoset në Los Angeles dhe Las Vegas. Rival në këtë qytet të fundit do të jetë Real Madridi.

Udhëtimi i fundit i Barcelonës në SHBA ndodhi tri vite më parë, në verën e 2019-tës, kur skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde luajti dy miqësore kundër Napolit në Miami (Florida) dhe Ann Arbor (Michigan). Barça udhëtoi gjithashtu më 2011, 2015, 2017 dhe 2018 përtej Atlantikut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit