ZYRTARE: Bayern Munich blindon kapitenin! Vjen firma më e lumtur

20 Maj 2020
15:27
Telesport
back button

Bayern Munich e ka shfrytëzuar kohën e pandemisë dhe mugnesës së futbollit për të blinduar kampionë dhe yje, duke programuar të ardhmen.

Pasi ka zyrtarizuar rinovimin e trajnerit Hansi Flick dhe Miroslav Klosen si ndihmës trajner, duke shtuar këtu kontratën e re të Davies dhe Thomas Mueller, radha ka qenë sot për portierin Manuel Neuer.

Edhe pse gjatë kësaj kohe ka pasur shumë dyshime mbi firmën e numrit “1”, rinovimi u bë zyrtar deri në vitin 2023 dhe do të ketë edhe një rritje rroge për gjermanin që ndodhet në Mynih prej vitit 2011.

Pra, duket se Neuer do të shkojë drejt mbylljes së karrierës te Bayern. Rummenige e cilësoi si “portieri më i mirë në botë dhe kapiteni ynë”.

Vetë gardiani tha se “gjatë pandemisë dhe ndërprerjes së futbollit ende nuk dija se çfarë do të bëja dhe po reflektoja. Tani mora një vendim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit