ZYRTARE! Bayern Munich firmos me talentin e La Liga-s deri në vitin 2029

6 Dhjetor 2023
14:22
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich ka zyrtarizuar nënshkrimin e tij të parë për sezonin e ardhshëm. Ky është Bryan Zaragoza, mesfushori spanjoll i lindur në vitin 2001, i blerë nga Granada.

Futbollisti i lindur në Malaga do të qëndrojë i huazuar te klubi andaluzian deri në fund të sezonit dhe më pas do t’iu bashkohet kampionëve aktualë të Gjermanisë, duke filluar nga vera e ardhshme.

Zaragoza ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2029. I lindur në vitin 2001, Zaragoza ka shënuar 5 gola dhe dhënë 2 asiste në 14 paraqitje në La Liga, duke treguar një repertor interesant: shpejtësi, driblim, teknikë.

Tashmë i vjen një sfidë e vështirë, në një nga skuadrat historike të futbollit europian. Mësohet se bavarezëve, ky transferim do t’iu kushtojë 15 milionë euro. Leipzig ishte gjithashtu në ndjekje të tij, por historia dhe stema e Bayernit bënë diferencën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit